Deri në Tiranë erdhi, a do të futet Pacolli në karantinë nëse hyn në Kosovë
Behgjet Pacolli dje, me aeroplanin e vet privat, nga Zvicra ka aterruar në Tiranë. Ende është e paqartë nëse do të vijë në Kosovë e të futet në karantinë për 14 ditë.
Kreu i AKR-së dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës ka qëndruar një muaj në Zvicër. Në këtë kohë pandemie ai po vjen në Kosovë për të marrë pjesë në seancën për qeverinë e re. Nga partia e tij, por edhe të tjerët, thonë se Pacolli ka imunitet si deputet dhe se ka qenë gjithë kohën i mbyllur dhe se ka dokumente shëndetësore që ia lejon që të mos hyjë në karantinë.
Megjithatë, Lëvizja Vetëvendosje dhe qeveria thonë se rregullat e karantinimit vlejnë edhe për Pacollin si për çdo qytetar, edhe pse kishte pasur raste që disa persona që kishin ardhur nga jashtë vendit nuk ishin futur në karantinë.