Deri në tre mijë euro gjobë për bizneset që lejojnë pirjen e duhanit brenda

19 mars 2024 | 16:23

Ministria e Shëndetësisë ka paralajmëruar bizneset se do të ketë gjobë prej një deri në tre mijë euro për lokalet që lejojnë pirjen e duhanit brenda.

Sipas postimit në “Facebook”, muajin e parë gjobat kanë qenë minimale, me qëllim që të nxisin bashkëpunim të ndërsjellë pa i ngarkuar bizneset.

Tutje, MSh thotë se nga janari deri më 14mars janë shqiptuar gjithsej 1 mijë e 328 gjoba.

Lexoni më poshtë postimin e plotë:

MOS PI DUHAN, MERR FRYMË LIRSHËM

Po vazhdon pa kompromis zbatimi i Ligjit për Kontroll të Duhanit, në të gjithë territorin e Republikës, ku nga janari deri me datë 14.03.2024 janë shqiptuar gjithsej 1328 gjoba.

Muajin e parë të vitit gjobat kanë qenë minimale, me qëllim që të nxisim bashkëpunim të ndërsjellë pa i ngarkuar bizneset, ndërsa tash e tutje gjobat për ata që thyejnë ligjin do të jenë maksimale, prej 1000 deri në 3000 euro.

Duhani vret më shumë se 8 milionë njerëz çdo vit në botë, duke përfshirë rreth 1.3 milionë jo-duhanpirës të cilët janë të ekspozuar ndaj tymit të dorës së dytë;

Në çdo 6.5 sekonda një njeri vdes në botë nga pasojat e duhanpirjes;

Duhani vret gjysmën e përdoruesve të tij. Është shkaktari i dytë i vdekjeve në botë;

Pirja e duhanit vlerësohet se shkakton: 67% të gjitha vdekjeve nga kanceri i mushkërive; 34% të vdekjeve nga sëmundjet kronike të frymëmarrjes dhe 8% të vdekjeve nga sëmundjet kardiovaskulare.

Prandaj, mos pi duhan.

Jeto, merr frymë lirshëm!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Visar Ymeri ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për qasjen…