Deri tani 59 të infektuar, 30 të shtrirë në infektivë
18 mars 2020
| 11:39
Janë shënuar katër raste të reja me koronavirus në Shqipëri, duke e çuar në total 59 numrin e të infektuarve. Për fat të keq, deri tani janë shënuar dy të vdekur, ndërsa njëri është shëruar. Në total deri tani janë testuar 665 raste të dyshuara.
Rastet e konfirmuara me koronavirus
Tiranë 42 raste
Durrës 5 raste
Lushnje 2 rast
Elbasan 2 raste
Fier 6 raste
Rrogozhinë 2 raste