Deri tani KQZ-ja ka pranuar 6 aplikime të subjekteve politike

15 korrik 2021 | 14:33

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë me dije se deri me tani ky institucion ka pranuar 6 aplikime të subjekteve politike.

Ai ka treguar se prej këtyre subjekteve 3 janë iniciativa qytetare, 1 parti politike dhe 2 kandidatë të pavarur.

“Është duke vazhduar periudha e aplikimit të subjekteve politike për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 17 tetorit si dhe për dorëzimin e listës me emrat e kandidatëve për Kryetar Komune apo për Kuvende Komunale. Kjo periudhë përfundon më 16 gusht.  Deri më tani kemi pranuar 6 aplikime të subjekteve politike, prej tyre 3 iniciativa qytetare, 1 parti politike dhe 2 kandidatë të pavarur”, ka thënë Elezi.

 

Subjektet që kanë aplikuar deri më 15 korrik 2021 janë këto:

  1. Partia politike Lëvizja Qytetare Vatra ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal në Gjilan;
  2. Kandidati i pavarur Kastriot Bushi ka aplikuar për certifikim për Kryetar Komune në Kaçanik;
  3. Iniciativa Qytetare Lista Guxo ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Ferizaj;
  4. Iniciativa Qytetare Ne Guxojmë ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Ferizaj;
  5. Kandidati i pavarur Agim Gjeli ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Fushë Kosovë; dhe
  6. Iniciativa Qytetare Bashkë për Istogun ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal në Istog;

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ylli i Bayern Munchen dhe Chelseat, Arjen Robben ka njoftuar…