Deri të dielën vranët, pastaj ditë me diell në Kosovë
Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lokalisht priten reshje të pakta shiu.
Temperaturat do të shënojnë ngritje, me minimale që do të lëvizin prej 1 deri në 3 gradë celsius, ndërsa ato maksimale prej 16 deri në 19 gradë.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 13-39 km/h.
Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror ka bërë të ditur se motit të ndryshueshëm ditëve të kaluara, shoqëruar me reshje të dendura shiu dhe bore e sqote në zonat e larta, si dhe me temperatura relativisht të ulëta për periudhën, nga e diela dhe java në vijim pritet stabilizim gradual i motit me kthjellime dhe prezencë dominuese të diellit dhe temperatura maksimale që do të sillen në mes 18°C – 24°C, e minimale në mes 04°C – 11°C.
Era do të jetë kryesisht e lehtë drejtimesh të ndryshme e dominuar nga jugu, me rritje në intensitet gjatë orëve të pasdites.