Derisa burri ishte në gjumë, gruaja e vret me sëpatë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë ku një grua dyshohet se ka vrarë burrin e saj me sëpatë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Metoq në familjen Tahiraj. Mësohet se gruaja ka goditur burrin me sëpatë në kokë teksa ishte duke fjetur gjumë.
E. T., 49 vjeçe, është arrestuar nga policia.
“Në orët e para të mëngjesit, në fshatin Metoq, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti në familje, shtetasja E. T., 49 vjeç, ka vrarë me sëpatë bashkëshortin e saj, shtetasin Ll. T., 55 vjeç, në banesën e tyre.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar autoren e dyshuar në ambientet e Komisariatit të Sarandës për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.