Derisa fliste për Covid 19, ministri holandez u alivanos (Video)

19 mars 2020 | 10:30

Derisa në Holandë janë infektuar më shumë se 2 000 persona me koronavirus, ministri i Shëndetësisë, Bruno Bruins, nuk ka mundur më t’i bëjë ballë presionit dhe stresit dhe kështu, në një çast, gjatë seancës në të cilën po debatohej për pandeminë Covid 19 në Parlamentin holandez, ai është alivanosur.

Bruno është bërë cak i kritikëve të shumtë që konsiderojnë se partia e tij nuk po e lufton në mënyrën e duhur pandeminë, që deri më tani ua ka marrë jetën rreth 60 personave në Holandë.

Për dallim nga disa shtete të tjera, Holanda ka vendosur t’i mbyll shkollat, megjithatë kufijtë e saj vazhdojnë të jenë të hapur.

Bruins ka siguruar opinionin publik se nuk ka rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit. “Jam alivanosur nga lodhja. Tani jam më mirë. Po shkoj në shtëpi të pushoj me qëllim që nesër të mund të rikthehem në luftën kundër krizës së koronavirusit”, ka deklaruar Bruins.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Italia është vendi më i prekur nga koronavirusi pas Kinës,…