Dermaku transferohet edhe zyrtarisht te Lecce
Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Kastriot Dermaku është zyrtarisht futbollist i Lecces.
Ekipi italian e ka blerë përfundimisht nga Parma kartonin e shtatlartit duke e afruar në skuadër për repartin defensive. Dermaku u transferua në vitin 2019 tek Parma pas dy viteve tek Cosenza, por qëndroj vetëm 1 sezon dhe u aktivizua në 18 ndeshje.
Vitin e kaluar, 29-vjeçari luajti 11 ndeshje për Leccen pasi një dëmtim i kushtëzoi sezonin. Gjithsesi, drejtuesit e Lecces janë bindur dhe ditën e sotme kanë konfirmuar blerjen e Demarkut.
Futbollisti nga Prishtina bëri debutimin me Kombëtaren shqiptare në vitin 2018 duke u aktivizuar në 7 ndeshje, në të cilat ka shënuar dhe një gol.
☀️❤️ Bentornato a Lecce Kastriot
•
•
•L'U.S. Lecce comunica di aver acquisito, a titolo definitivo, il diritto alle prestazioni sportive del calciatore Kastriot Dermaku dal Parma Calcio. Il difensore albanese ha siglato un accordo di tre anni #avantilecce pic.twitter.com/poBMckfyGd
— U.S. Lecce (@OfficialUSLecce) August 30, 2021