Derrick Wilson përforcon KB Ylli

26 shkurt 2025 | 11:20

Fundori amerikan, Derrick Wilson është rikthyer në basketbollin kosovar por jo te Sigal Prishtina.

Wilsoni është zyrtarizuar te skuadra e Golden Eagle Yllit, me të cilën ka firmosur për pjesën e mbetur të këtij sezoni.

Amerikani që sezonin e shkuar ishte ndër më të dalluarit te Sigal Prishtina, po shihet si përforcim i madh për skuadrën e Yllit. “Gati për emocion, lojë të fortë dhe fitore me fanellën e Golden Eagle Ylli”, ka shkruar faqja suharekase në “Facebook”.

Wilson e njeh mirë kampionatin kosovar, në të cilin sezonin e kaluar luajti me një mesatare prej 12 pikëve, 5 kërcimeve dhe 6 asistimeve për ndeshje.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet i PDK-së, Elmi Reçica, ka bërë homazhe…