Dervishaj dhe Vehapi takojnë banorët e fshatit Qifllak të Rahovecit: Bashkë do ta vulosim fitorën
11 janar 2025
| 08:49
“Ditën fillova duke takuar një pjesë të banorëve të fshatit Qifllak, Komuna e Rahovecit! Bashkë me mikun dhe kandidatin, Idriz Vehapi i cili garon me numrin 43 në listën zgjedhore të PDK-së, u bëmë një me ata që duan ta shohin Kosovën të zhvilluar dhe të begatë”, ka shkruar në “Facebook” kandidati për deputet nga PDK-ja, afaristi, Shahin Dervishaj.
“Miq, ditën e 9 shkurtit bashkë do të ngrihemi nën flamurin e PDK-së, me numrin 131 dhe do vulosim fitorën tonë”, ka thënë Dervishaj që në këto zgjedhje mban numrin 77.