Dervishaj: Edhe Broja e Hashim Thaçit mundet 77 herë ma mirë
28 janar 2025
| 22:55
Shahin Dervishaj, kandidati nga diaspora pët deputet me numrin 77 nga Partia Demokratike e Kosovës, ka ndarë pamje edhe nga tubimi në fshatin Brojë të Skenderajt.
Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se ishte një nder të jetë në konakun e Ibish Mulakut në Brojën e Hashim Thaçit.
“Një vizitë në Brojën e Hashim Thaçit, ku pata nderin të jem në konakun e Ibish Mulakut. Dy figura të shquara që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për atdheun tonë. Një takim i ngrohtë dhe frymëzues me njerëz të mirë të kësaj ane ku diskutuam ide dhe projekte për të ardhmen e Kosovës. Faleminderit për mikpritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme!”, ka shkruar Dervishaj.