Dervishaj: Edhe Skenderaj mundet 77 herë ma mirë
31 janar 2025
| 21:59
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Shahin Dervishaj ka takuar banorët e lagjës 1 në Skenderaj.
Derivshaj përmes faqës zyrtare tha se është emocionuar nga mbështetja dhe energjia qe ka marë në tubim.
“Pas një pritjeje të jashtëzakonshme, jam shumë i emocionuar nga mbështetja dhe energjia që mora në tubimin në Lagjen 1, në Skenderaj! Sot folën zemrat e qytetarëve dhe kjo është ajo që më jep forcë për të vazhduar deri në ditën e fitores me 9 shkurt”, ka thënë ai.