Dervishaj i emocionuar pas takimit me banorët e fshatit të tij: Më besoni se çdo hap që bëj, është për ju

20 janar 2025 | 15:38

Shahin Dervishaj, kandidati për deputet nga diaspora me numër 77 nga Partia Demokratike e Kosovës, ka vizituar banorët e fshatit të tij në Klladernicë.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se aty pati një pritje të jashtëzakonshme që e emocionoi atë.

“Në fshatin tim të dashur Klladernicë, pata një pritje të jashtëzakonshme që më preku shumë. Jo vetëm për fjalët që qytetarët më thanë, por për besimin që ndjeva nga ato duar që mi zgjaten. Më besomi se çdo hap që bëj, është për ju. Çdo mundim, është për të pasur një Kosovë më të mirë, një Kosovë që mbron çdo fshat, çdo qytet, çdo familje. Zoti ju ruajt njerëz të mirë, ky mund na u shpërbleftë me fitore ditën e 9 shkurtit”, ka shkruar Dervishaj.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka nënshkruar marrëveshje…