Dervishaj ndan pamje nga takimi me bashkëluftëtarët: UÇK-ja është e gjallë në zemrat e çdo qytetari të Kosovës
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me numrin 77, Shahin Dervishaj ka publikuar pamje nga takimi i kësaj partie me veteranët dhe pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Dervishaj është shprehur se bashkëluftëtarët e UÇK-së janë gjithmonë frymëzim dhe mbështetje për të vazhduar përpara.
“Një takim i veçantë me bashkëluftëtarët e UÇK-së, patëm mundësinë të shohim një përkrahje të jashtëzakonshme për Bedri Hamzën dhe programin e Partisë Demokratike të Kosovës, veçanërisht për kategoritë që kanë kontribuar në luftën për liri. UÇK-ja është e gjallë në zemrat e çdo qytetari të Kosovës, dhe bashkëluftëtarët tanë janë gjithmonë frymëzim dhe mbështetje për të vazhduar përpara, për një të ardhme më të mirë. Nderime pa fund për UÇK-në!”, ka shkruar Dervishaj në “Facebook”, krahas videos së publikuar.