Dervishaj takon Nurën dhe Lushtakun, merr përkrahje për zgjedhjet e 9 shkurtit 

17 janar 2025 | 18:41

Kandidati për deputet i PDK-së me numër 77, afaristi Shahin Dervishaj, ka marrë përkrahje në garën për deputet nga kryetari i Skenderajt, Fadil Nura dhe nënkryetari Sami Lushtaku, i cili është kryetar dege i PDK-së në këtë komunë.

Lajmin e ka bërë me dije Sami Lushtaku.

“Shahin Dervishaj, kandidati me numrin 77 në listën për deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës, një personalitet me integritet të lartë njerëzor, është kryetar i PDK-së në Degën e Baden-Württemberg në Gjermani, një humanist i përkushtuar dhe një kontribues i palodhur për komunitetin në Runik dhe në gjithë Skenderajn”.

“Me punën dhe përkushtimin e tij ndaj vendit, Shahini ka fituar respektin e të gjithëve dhe meriton mbështetjen përmes votës së qytetarëve në zgjedhjet e 9 shkurtit”, ka shkruar në Facebook Sami Lushtaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i IKD’së, Ehat Miftaraj ka reaguar për zhvillimet e…