Dervishaj viziton bizneset në Skenderaj: Meritojnë 77 herë ma mirë
Kandidati për deputet nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Shahin Dervishaj ka vizituar bizneset në qytetin e Skenderajt.
Ai është shprehur se bizneset kanë nevojë për mbështetje, të cilën ai edhe ua ka premtuar.
“Këto biznese kanë nevojë për mbështeje të cilën ua premtova që do e sjell shumë shpejt”, u shpreh ai.
Postimi i plotë i tij në Facebook:
Edhe bizneset e tjera në Skenderaj, meritojnë 77 herë ma mirë!
Pasi vizitova biznesmenin Mustafë Syla dhe kompaninë e tij, Syla Group, në Skenderaj, një ndërmarrje e njohur për angazhimin e saj në ndërtimet e larta, pash nga afër projektet e tyre të reja dhe zhvillimet në këtë fushë të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit.
Këto biznese kanë nevojë për mbështeje të cilën ua premtova që do e sjell shumë shpejt.
#PDK131
#BedriHamza1
#ShahinDervishaj77