Deschamps: Franca e Botërorit do të jetë ndryshe
Franca pësoi humbje nga Danimarka në ndeshjen e fundit të grupit 1 në Ligën A në Ligën e Kombeve (2-0).
Trajneri Didier Deschamps pas kësaj humbje ka thënë se në “Katar 2022” do të jetë një paraqitje ndryshe.
“Humbja nuk na pëlqen asnjëherë, por sot patëm shumë raste. Fakti që nuk i shfrytëzuam solli këtë rezultat. U mundova të korrigjoj diçka me modulin dhe lojtarët, por duhet thënë se edhe kur ne i bëmë gjërat mirë, Danimarka na u përgjigj me një mbrojtje po aq cilësore”, ka thënë Deschamps.
“Për një kombëtare si e jona dëmtimet nuk mund të jenë alibi. Lojtarët me të cilët përballuam këto dy ndeshje do të na nevojiten në të ardhmen, por Franca e Botërorit do të jetë një tjetër, sidomos nëse arrijmë t’i rikuperojmë të gjithë. Idetë do të jenë më të qarta pas një muaji. Si për mua, por sidomos për djemtë, të cilët edhe një herë dhanë maksimumin”, ka shtuar Deschamps.