Deschamps: Jam krenar për këtë ekip, tani kërkojmë trofeun
Didier Deschamps e ka shkruar historinë e Kupës së Botës, por tashmë ai kërkon të barazojë një rekord 84 vjeçar. “Gjenerali i Vogël” udhëhoqi Francën për të dytën herë radhazi në finale të Kupës së Botës, duke u treguar të gjithëve se mbetet strateg dhe jo rastësisht erdhën sukseset.
Megjithatë, ai nuk ndalet, tashmë kërkon trofeun e dytë si trajner, teksa si futbollist e ka ngritur vetë në vitin 1998-të teksa ishte kapiten i Gjelave. Deschamps ishte i emocionuar pas ndeshjes, teksa u shpreh:
“Jam krenar për këtë ekip, sinqerisht që kam më shumë emocione se katër vite më parë. Ne kemi një muaj që jemi bashkë me lojtarët, nuk është asnjëherë e lehtë dhe gjithashtu kemi qenë edhe me fat deri tani. Por lojtarët janë shpërblyer për atë që kanë dhënë në fushën e lojës. Tani kërkojmë trofeun, do kemi edhe një sforco të fundit të dielën”, ka thënë Deschamps.