Deschamps: Kampionati tash nis për Francën
Me një fitore dhe dy barazime në tri ndeshje, Franca as nuk shkëlqeu, por as nuk stonojë, kualifikohet si e para në një grup ku kishte të bënte me rivalë si Gjermania e Portugalia.
Sigurisht pritshmëritë janë shumë të mëdha kur bëhet fjalë për “gjelat”, kampionë bote dhe një përfaqësuese të mbushur me yje ku e ke të vështirë të gjesh pika të dobëta.
Didier Deschamps shijon këtë sukses. Për të ky është vetëm fillimi pasi kampionati i vërtetë për Francën nis tani. “Nuk ishte një sfidë e lehtë. U lejuam kundërshtarëve dy gola për dy gabime. Kërkuam ta fitonim ndeshjen, por nuk ia arritëm. E mbyllëm si të parët, kjo ka rëndësi, pasi tani nis një kompeticion i ri për ne”, ka thënë Deschamps.
Franca në fazën e 1/8 së finales përballet me Zvicrën, një përfaqësuese që është përballur shtatë herë ndërmjet tyre, me tri fitore për Francën dhe katër barazime.