Deschamps: Kemi cilësi dhe talent, por edhe shpirt të madh

11 tetor 2021 | 10:37

Franca u shpall fituese e Nations League, duke mundur Spanjën me rezultatin 1-2.

Pas kësaj fitoreje të rëndësishme për “Gjelat”, shprehet i kënaqur edhe trajneri Didier Deschamps, i cili u shpreh se kjo fitore ishte e duhura dhe se ekipi I tij ishte përballur me dy kundërshtarë të fortë si në ghjysmëfinale ashtu edhe në finale.

“Ekipi ka karakter, kemi cilësi dhe talent, por përsëri nuk është e mjaftueshme sepse luajmë ndërkombëtarisht.  Kjo fitore është e nevojshme sepse ne kemi luajtur kundër Belgjikës  dhe Spanjës, dy skuadra të forta dhe me cilësi, por ne arritëm të shpalleshim fitues në Nations League”.

Trajneri francez foli gjithashtu edhe për “Katar 2022” duke u shprehur: “Duhet të kualifikohemi. Kemi ende ndeshje për të luajtur, kur të jemi në ‘Katar 2022’ do të përgatitemi si të gjithë të tjetër”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nicolas Chaillan, ish-zyrtari kyç për softuerë në Departamentin amerikan të…