Deschamps: Mbappe do të jetë top që nga minuta e parë
I gjendur në qendër të një “cikloni”, i përfunduar “nën akuzë” për një paraqitje jo të shkëlqyer të ekipit të tij, por Dider Deschamps nuk e kthehen kokën pas, sheh me besim nga finalja, por më parë duhet të kalojnë Spanjën, një pengesë shumë e fortë, një skuadër me shumë cilësi, fakt që e pranon edhe Deschamps.
“Të gjithë ekipet spanjolle kanë këtë aftësi për të pasur kontroll mbi lojën. Mesfusha është një pikë e fortë e tyre, në veçanti Rodri. Ata janë ekipi që ka pasur kontrollin më të mirë të topit në këtë turne, kjo i ka bërë përshtypje të gjithëve”, u shpreh Deschamps, duke iu kthyer më pas një gazetari të pranishëm në konferencë për shtyp, i cili i vuri në pah lojën e vakët që ka shfaqur ekipi i tij:
“Nëse ju mërzisim, shihni diçka tjetër. Evropiani është një turne special, shumë i vështirë për të gjithë. Është e vërtetë që numri i golave ka qenë më i ulët se në të shkuarën, por ne kemi ditur të bëjmë krenar francezët me rezultatet që kemi arritur, në një periudhë të vështirë për ta, kjo më bën krenar”, theksoi trajneri, duke bërë dhe një koment në fund për Kylian Mbappe: “Kemi bërë gjithçka për ta rikuperuar dhe jam i bindur se do të jetë top që nga minuta e parë. Maska e ka detyruar të modifikojë shikimin. Për të ka qenë një shok i madh, por hematoma po përmirësohet çdo ditë e më shumë. Yamal-Williams? Këto dy lojtarë, edhe pse me karakteristika jo të njëjta, e bëjnë Spanjën të ketë më shumë cilësi në raport me ekipet e tjera, janë një ekip më vertikalizuar”.