Deschamps, Mbappes: Botërori ende nuk ka përfunduar
09 korrik 2018
| 10:27
Trajneri i Francës, Didier Deschamps, kërkon nga sulmuesi Kylian Mbappe të shënojë sa më shumë dhe të mos kënaqet me pak.
Deschamps ia ka rikujtuar 19-vjeçarit se Botërori ende nuk ka përfunduar.
“Mbappe nuk duhet të kënaqet me atë që ka bërë dhe atë që ka arritur deri më tani. Botërori për atë dhe për Francën nuk ka përfunduar ende, ndaj duhet të vazhdojë me këtë ritëm edhe në ndeshjet e tjera. Ai mund të fluturojë më lart. E dimë moshën e tij të re, ndaj ka nevojë të mësojë nga veteranët. I kam thënë të jetë i kujdesshëm në fushë, t’i shfrytëzojë mundësitë që ka, të mos nervozohet, pasi e ka një të verdhë dhe kemi nevojë për të në çdo ndeshje”, ka thënë Deschamps.