Deschamps mbron Pogban, injoron Mourinhon
01 tetor 2018
| 11:58
Trajneri i kombëtares franceze, Didier Deschamps, ka dalë në krah të lojtarit të tij Paul Pogba, duke e mbrojtur atë në polemikat që ka pasur me trajnerin Jose Mourinho.
“Më vjen keq që njerëzit kanë krijuar një imazh të keq për Paulin, pasi ajo që thonë e shkruajnë nuk përputhet fare me të. Ai është pak euforik, por është një kampion, për këtë nuk ka diskutim. Zhurma që është krijuar rreth tij është qesharake, duhej menaxhuar më mirë. Pogba ka marrë shumë gjëra mbi vete, por nuk është faji i tij për këtë situatë. Ai është një lider në fushë, por i vetëm nuk mund të bëjë asgjë. Ai ka nevojë për trajnerin dhe skuadrën që ta mbështesin”, ka thënë Deschampsi.