Deschamps nuk e konsideron Francën favorite ndaj Zvicrës
Kurrë më parë në histori, Zvicra nuk ka mundur të mposhtur Francën, por ka mundur ta ndal në katër barazime në shtatë përballjet ndërmjet tyre.
Në futboll asgjë nuk është e pamundur, aq më pak në nivele të tilla, ku një detaj mund të vendos shumë, mjafton të mos shkojmë më larg se eliminimi i bujshëm i Holandës një ditë më parë.
Franca zbret sërish në fushë me stofin e një ekipi brilant, me shumë yje, sigurisht favorit në çdo aspekt, por Dider Deschamps as që preferon të ndalet në detaje të tillë, për të kjo është një sfidë shumë e vështirë përballë një rivali me potencial: “Është një ndeshje për 1/8 ku në tavolinë është kualifikimi për në çerekfinale. Favorit ishim përpara se të niste evropiani por si unë ashtu edhe lojtarët e mi jemi të vetëdijshëm për cilësitë që ka Zvicra. Kanë pika të forta dhe janë të aftë të bëjnë gjëra të mira, jo më kot janë të 13-ët në renditjen e FIFA-s”.