Deschamps: Shpresoj që Benzema të jetë gati për ndeshjen e parë
10 nëntor 2022
| 12:29
Karim Benzema është në listën e Francës në Botërorin e Katarit. Trajneri Didier Deschamps i besoi sulmuesit të Real Madrid edhe pse ky i fundit është i dëmtuar dhe mungon prej disa ndeshjesh në fushë për skuadrën spanjolle.
Strategu shpreson që sulmuesi të rikuperohet për ndeshjen e parë të Francës në Botëror, ndaj Australisë më datë 22 nëntor.
“Benzema do të jetë pjesë e skuadrës pavarësisht dëmtimit. Dëmtimi i tij vjen për shkak se ka luajtur shumë ndeshje në kohët e fundit dhe kjo ndikon drejtpërdrejtë tek ai. Besoj se Benzema do të bëj gjithçka për të qenë i gatshëm në ndeshjen e parë të Botërorit ndaj Australisë”, ka deklaruar Deschamps.