Deschamps zbulon se ka një plan për të ndalur Messin

16 dhjetor 2022 | 16:48

Trajneri Didier Deschamps ka lënë të kuptohet se Franca ka një plan për të ndalur Lionel Messin në finalen e Kupës së Botës kundër Argjentinës.

Messi ka shënuar pesë gola dhe tri asistime për “Albiceleste” gjatë kësaj Kupe të Botës, por Franca është e gatshme të marrë “masat paraprake” të nevojshme që ta ndalin ndoshta lojtarin më të madh të të gjitha kohërave.

“Ne e kemi takuar tashmë atë, a ju kujtohet në Kupën e Botës 2018? Ne do të mendojmë për të. Në mënyrë të pashmangshme, duhet të merren masa për të kufizuar ndikimin e tij. Katër vjet më parë, ne prisnim që ai të ishte më shumë në të djathtë dhe ai luante qendërsulmues. Tani, ai është një organizator, ka më shumë liri, kështu që do të jetë më e vështirë ta markosh”, ka thënë Deschamps.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
17.12.2022 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë 1.…