Deschamps: Zvicra ka një lojë të veçantë sulmuese

27 qershor 2021 | 17:35

Franca është një nga skuadrat favorite në Kampionatin Evropian. Skuadra e trajnerit Didier Deschamps ka një grup fantastik futbollistësh, por edhe problemet nuk kanë munguar kryesisht në krahun e majtë të mbrojtjes, teksa edhe ndaj Zvicrës pritet që të përshtatet Rabiot.

Trajneri Deschamps, duke folur para ndeshjes, ka kërkuar që ekipi i tij të ketë vlerësim maksimal për kundërshtarët.

“Tani rifillon gjithçka nga zero. Është si te niste një turne i ri. Ndërkohë objektivin e parë e arritëm, jemi të kënaqur që përfunduam grupin në vendin e parë, pasi nuk ishte e lehtë. Grupi ishte i komplikuar, dhe Hungaria tregoi se ishte në lartësinë e duhur, dhe kushtet klimatike ishin të vështira me gjithë këtë të nxehtë, por ne dolëm mirë dhe jam i kënaqur. Nuk kanë munguar dëmtimet për Francën, Dembepe është kthyer në shtëpi dhe edhe alternativa e mundshme, Marcus Thuram, është jashtë. Por probleme ka, mbi të gjitha, në të majtë të mbrojtjes, pasi Digne është i padisponueshëm për një problem muskulor, dhe Hernandez mbetet në dyshim. Kundër Portugalisë u përshtat Rabiot që pritet të luajë në atë pozicion edhe kundër Zvicrës”, ka thënë Deschamps.

“Ka shumë intensitet si në ndeshje ashtu edhe në stërvitje. Nuk mungojnë përplasjet edhe kur punojmë mes nesh. Për fat të keq, problemet na kanë goditur në të njëjtin sektor, por i besoj plotësisht Rabiot. Bëhet fjalë për rastësi, janë gjëra që ndodhin, dhe unë kam besim të plotë te stafi mjekësor”, ka deklaruar trajneri francez.

Lidhur me kundërshtarin e radhës, Zvicrën, Deschamps ka thënë: “I njohim mirë helvetët. Kanë një potencial sulmues shumë interesant me Seferovic, Embolo dhe Shaqirin. Për më tepër, dinë si t’u përshtaten kundërshtarëve. Kanë një lojë sulmuese shumë të veçantë. Nuk duhet t’i nënvlerësojmë. Duhet ta japim maksimumin për të dalë nga kjo ndeshje me buzëqeshje. Të gjithë thonë se favoritët jemi ne, është normale të kemi këtë status, e pranojmë dhe nuk na shqetëson. Por diçka tjetër është në letër dhe diçka tjetër fushë, e di që kundërshtarët janë në lartësinë e duhur dhe e thashë edhe para se të përballeshim me Hungarinë, që asnjë nuk e merrte në konsideratë, por që sapo e kishte bërë të vuante Portugalinë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjetja e punonjësve për sektorin e hoteleri-turizmit është kthyer në…