Deschampsi e ka besimin e Francës
19 korrik 2018
| 17:15
Presidenti i Federatës të Futbollit të Francës, Noel Le Graet, ka përjashtuar çdo mundësi për një largim të parakohshëm të Didier Deschamps nga përfaqësuesja franceze.
Tekniku që udhëhoqi Francën drejt titullit të dytë Botëror do të qëndrojë në krye të përfaqësues së gjelave të paktën deri në fund të “Euro 2020”, ashtu siç parashikohet edhe në kontratën e tij.
Presidenti i federatës shtoi gjithashtu se edhe nëse Deschamps largohet në përfundim të kontratës dhe vendos të mos rinovojë me Gjelat. Nga ana tjetër, këtë ndryshim e bën pothuaj të pamundur edhe fakti që ish-tekniku i Real Madrid nuk ka treguar dëshirë të tillë, duke nënvizuar se do të pushojë për pak kohë nga raporti aktiv me futbollin.