Deshi ta prekte shpatën ceremoniale pranë librit të shenjtë, e mbysin
Policia në qytetin Amritsar të Indisë thotë se një burrë i dyshuar për përpjekje për të kryer një akt sakrilegjioz në faltoren më të shenjtë të Sikizmit është rrahur për vdekje.
Incidenti ndodhi gjatë lutjeve në Tempullin e Artë të qytetit, sipas mediave lokale. Burri dyshohet se hyri në shenjtëroren e brendshme, ku mbahet libri i shenjtë i Sikhizmit, Guru Granth Sahib.
Më pas ai u përpoq të prekte një shpatë ceremoniale të vendosur pranë librit, por u pushtua nga rojet dhe adhuruesit, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Përleshja u kap në kamera ndërsa lutjet e mbrëmjes po transmetoheshin në televizion. Është e paqartë saktësisht se çfarë ndodhi më pas. Policia deklaroi se burri u gjet i vdekur pasi oficerët mbërritën në vendngjarje, dhe një hetim është duke u zhvilluar.
Në një postim në Twitter, kryeministri i Punjabit, Charanjit Singh Channi, tha se ai kishte urdhëruar policinë të gjejnë motivin dhe “komplotistët e vërtetë pas këtij akti të poshtër”.
Incidenti vjen vetëm disa ditë pasi një burrë tjetër u kap pasi dyshohet se hodhi një libër të vogël të shenjtë Sikh, Gutka Sahib, në një pishinë që rrethonte tempullin.
Përdhosja e Guru Granth Sahib është një çështje shumë emocionuese në mesin e komunitetit Sikh. Disa përdhosje u zhvilluan në 2014 dhe 2015 dhe u bë një çështje kryesore politike gjatë zgjedhjeve në Pujab në 2017 dhe 2019.
Partia e Kongresit në pushtet është kritikuar nga kundërshtarët politikë, dhe shumë Sikh, për dështimin për të sjellë drejtësi ndaj shkelësve të mëparshëm të përdhosjeve.