Dëshira e 104-vjeçares: Të arrestohem nga policia
18 mars 2019
| 11:29
Një grua e moshuar zbuloi dëshirën e saj për t’u arrestuar sepse nuk ka kryer kurrë asnjë krim.
Policia ra dakord për të ‘arrestuar’ 104-vjeçaren Anne Brokenbrow, e cila do të hyjë në paraburgim për herë të parë në jetën e saj.
Brokenbrow, e cila punoi si sekretare para se të dilte në pension, i habiti të gjithë kur zbuloi dëshirën e saj.
“Dua të arrestohem. Jam 104 vjeçe dhe nuk kam bërë asnjë krim”, ka thënë ajo. Policia lokale ka njoftuar se ishin shumë të lumtur t’ia plotësonin kërkesën kësaj gruas.