Dëshmia e Dedajt në Gjykatën Speciale në Hagë: ‘90 për qind të deklaratave që i kam dhënë pas luftës nuk kam qenë normal’
Gjergj Dedaj është duke vazhduar ta jap dëshminë e tij në Gjykatën Speciale në Hagë, në procesin gjyqësor ndaj liderëve të UÇK-së
Ai ka thënë se deklaratat që ka dhënë pas luftës lidhur me ndalimin e delegacionit të LDK-së, “nuk ka qenë normal”.
“90 për qind të deklaratave të deklaratave paslufte nuk kam qenë normal, në gjendje me i thënë të vërteta. Jam i gatshëm me u ballafaquar me çdo gjë. Edhe sot jam kufomë pa asnjë vlerë. Nuk e di pse jam gjallë. Asnjëherë nuk do ta njollosë ushtrinë titanike, epike, ndër më të pastrat, Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, ka thënë Dedaj.
Pjesë nga dëshmia e Dedajt:
Prokurorja: A jeni në dijeni që Thaçi vet e ka pohuar që ka qenë në Qirez?
Dedaj: Mundem me u përgjigj për veten, dhe jam përgjegjës për veprat e mia. Çdo ushtri në botë do të kishte vepruar njëjtë, kur të shkojnë persona me vetura si ne, çdo ushtri do ta bënte njëjtë.
Prokurorja: A iu kujtohet të keni thënë atëherë se keni qenë nën arrest?
Dedaj: Kam vërejtje sepse nuk kam pasur avokat atëherë, nuk jam jurist unë. Unë kam bërë edhe jashtë vetes time deklarata të pamatura për të cilat ndihem keq, dhe kërkoj falje publike. Por që nuk kanë të bëjnë me realitetin. Unë kam qenë kufomë, edhe sot jam kufomë.
Prokurorja: Juve iu është thënë se do të jepni dëshmi në një proces penal. Ju është thënë se duhet ta thoni të vërtetën?
Dedaj: Më kanë marrë në pyetje kur unë kam pritur kufoma, familjarë. Konsideroj se kjo është shkelje e të drejtave të njeriut. 90 për qind të deklaratave të deklaratave paslufte nuk kam qenë normal, në gjendje me i thënë të vërteta. Jam i gatshëm me u ballafaquar me çdo gjë. Edhe sot jam kufomë pa asnjë vlerë. Nuk e di pse jam gjallë. Asnjëherë nuk do ta njollosë ushtrinë titanike, epike, ndër më të pastrat, Ushtria Çlirimtare e Kosovës.