Dëshmia e Demir Limës, tronditë të pranishmit në Gjykatën Themelore në Prishtinë
Demir Lima i arrestuar me 31 janar të viti 1997 si pjesëtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i dënuar me 8 vite burg, sot ka dëshmuar në procesin gjyqësor ku i akuzuar për krime lufte është Dragisha Milenkoviç ish-gardian në burgun e Prishtinës dhe Lipjanit në periudhën 1997-1999. Prof.Dr. Demir Lima në detaje i përshkroi vuajtjet dhe maltretimet fizike e psikike të tij dhe të burgosurve politik tjerë qe kanë përjetuar brenda burgut në Prishtinë e Lipjan të kryera në mënyrë të organizuar dhe sistematike nga gardianet serb të burgut të udhëhequr e mbikëqyrur nga drejtori i atëhershëm i burgut Ljubomir Cimburoviç.
Rrahjet me çnjerëzore që kanë ndodhur ndaj te burgosurve politikë shqiptar madje edhe ndaj te plagosurve qe ishin transferuar nga burgu i Dubravës në atë te Lipjanit, pas Gjenocidit që kishte ndodhur në burgun e Dubravës nga dt: 19 -24 Maj 1999, ku ishin vrarë mbi 118 e plagosur mbi 130 të burgosur shqiptar.
Ai nder te tjera tha me emocion të thellë para trupit gjykues: Unë edhe mund ta tejkaloj vuajtën dhe dhimbjen time personale sepse fal zotit sot jam gjallë dhe kam familje, por nuk mund ta tejkaloj dhe të falë kurrë vdekjen/mbytjen me torturë të pjesëtarëve të UÇK-së Besnik Restelica dhe Januz Zeneli për të cilat ka dijeni i akuzuari Milenkoviç, i cili ishte gardian i burgut në atë periudhë. Lima edhe pas 25 vjetësh nuk e ka harruar dhunën çnjerzore të gardianit Dragisha Milenkoviç dhe shokëve të tij në Prishtinë e Lipjan.
Lima kërkoj që drejtësia ta thotë fjalën e saj për të gjithë ata që kryen krime ndaj të burgosurve shqiptar në burgje.