Dëshmia e filipinasit: U grindëm për notat, pas vrαsjes dola me shoqen e Ilarias

09 prill 2025 | 08:15

Mediat italiane kanë zbardhur detaje nga dëshmia e filipinasit Mark Samson i akuzuar për vrαsjen e shqiptares Ilaria Sula. “Isha gati të luftoja që Ilaria të kthehej si e dashura ime”. Kjo ishte një nga deklaratat e bëra nga 23-vjeçari. Gjatë marrjes në pyetje, Samson është shprehur se kishte qenë në një lidhje romantike me Ilarian për rreth 2 vjet.

“U takuam në vitin 2023 në punë dhe më pas u lidhëm më 30 prill të të njëjtit vit. Kisha një marrëdhënie normale me vajzën, me ulje-ngritje si në çdo marrëdhënie” – është shprehur ai.

“Situata ndryshoi kur llaria i kërkoi, rreth dy-tre muaj më parë, të shihte notat që ai kishte marrë në provimet të universitetit” – tha ai. I riu është shprehur se ky qenë gjithmonë një problem i madh për të, thuajse një traumë, që kur ndoqi shkollën fillore. Gjithmonë ka pasur ankth për performancën e tij në shkollë sidomos ndaj prindërve.

Samson ka deklaruar se Illaria i kishte dhënë një ultimatum që nëse nuk i tregonte notat do ta linte sepse ajo nuk e kishte problem t’ia tregonte notat e saj. Në fund të janarit 2025 ata vendosën të bënin një pushim për të reflektuar, gjë që në realitet nuk ndodhi kurrë, duke qenë se ata vazhduan të shiheshin. Djali u shpreh se megjithatë, se qëndrimi i Ilarias ishte i paqëndrueshëm, ndonjëherë ajo “e trajtonte atë si një të dashur, herë të tjera si një mik të thjeshtë” – citohet nga dëshmia.

Djali tha më pas se “nuk mund ta pranonte përfundimin e marrëdhënies me Ilarian, edhe pse të gjithë miqtë që ai u ishte drejtuar e kishin këshilluar të ndaheshin”. Në fillim të muajit mars, sipas asaj që ka thënë djali, situata është përkeqësuar më tej, kur vajza i ka treguar se “ishte regjistruar në një platformë takimesh”.

“Ai ishte i tronditur dhe dyshues për atë që vajza i kishte treguar, duke i thënë se “ishte e kotë të përdorte aplikacionin për të kuptuar nëse ai e donte”. Më pas ata vazhduan të takoheshin edhe për 10 ditë të tjera edhe pse ajo dukej më e ftohtë dhe më e shkëputur dhe donte të dilte me miqtë e saj edhe vetëm. Situata mbeti e paqëndrueshme, ku Ilaria, sipas djalit, herë e trajtonte me përzemërsi si të dashur dhe herë tregonte ftohtësi ndaj tij.

Prokurorët e akuzojnë djalin për vrasje me dashje të rënduar nga një marrëdhënie emocionale dhe fshehje e kufomës. Ndërsa nëna e Samsonit po hetohet për bashkëpunim në fshehjen e një kufome. Gruaja, gjatë marrjes në pyetje në komisariat pranoi përgjegjësinë e saj për të ndihmuar djalin e saj të pastronte banesën.

Gjykatësja Antonella Minunni ka shkruar në vendimin e saj për të lënë në qeli të riun: “Ajo që bie në sy është qëndrimi i tij për vetëkontroll të fortë dhe kthjelltësi, veçanërisht në fazën pas vrasjes së Ilarias. Edhe pse disa herë kishte thënë se nuk jetonte dot pa Ilarian dhe nuk e imagjinonte dot jetën pa të, pasi e kishte vrarë brutalisht dhe kishte hequr qafe trupin e vajzës, ia doli të kthehej menjëherë në normalitet.”

Sikur të mos kishte ndodhur asgjë, gjykatësja shkruan se Samson “takoi shoqen e saj, me të cilën hëngrën një piadinë, duke folur për problemet që kishte me Ilarian (që e kishte vrarë pak më parë) dhe në të njëjtën kohë diskutonte çështje sipërfaqësore dhe banale (si për shembull ditëlindja e të dashurit të shoqes apo brioshët e blera).

“Ai nuk kishte treguar asnjë shqetësim – nënvizon gjyqtarja – duke i dërguar babait të vajzës, edhe pse e di se e ka vrarë, mesazhe që vijnë në mënyrë fiktive nga e bija. Të njëjtën gjë bëri edhe me shoqet e saj, duke u shtirur si Ilaria, duke i bërë të besojnë se shoqja e tyre ishte ende gjallë. Ajo që bie në sy është se ai i bën të gjitha këto që në fillim”.

Gjatë marrjes në pyetje, Samson tha se “e kishte shumë të vështirë të tregonte përmbajtjen e bisedave që Ilaria kishte me djem të tjerë, sesa të tregojë atë që ndodhi në mëngjesin e 26 marsit, të cilën ai e përmbledh në një “moment zemërimi”. Prokurorët e akuzojnë djalin për vrasje me dashje të rënduar nga një marrëdhënie emocionale dhe fshehje e kufomës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tarifat e reja të presidentit amerikan, Donald Trump ndaj dhjetëra…