
Dëshmia e Muharrem Ibrajt pro Millosheviqit në Hagë
Pak njerëz janë sikurse Muharrem Ibraj i akuzuar së fundi për krime lufte ndaj civilëve shqiptarë në luftën e fundit.
Shqiptari me prejardhje nga Osehyka e Gjakovës kurrë nuk e ka fshehur bindjen pro krimeve dhe pushtetit serb që po kryente spastrim etnik ndaj bashkëkombasve tw tij.
Në vitin 2005, Ibraj ishte dëshmitar në Tribunalin për krime lufte ku po gjykohej kasapi i Ballkanit, Slobodan Millosheviq.
“Paragrafi i parë thotë kështu: ‘… Shumë e shohin atë si spiun ose tradhtar, por 78-vjeçari Mushk Jakupi nuk shqetësohet. Për këtë shqiptar të moshuar në Kosovë, i cili ngriti një milici fshatare besnike ndaj autoriteteve serbe, është Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) ajo që duhet fajësuar për problemet e fundit në provincë.’ “ – Dan Saxon – Prokuror.
“Vetëmbrojtja lokale ka ndihmuar njerëzit. Kudo që ka pasur vetëmbrojtje lokale, nuk ka pasur dëme për njerëzit.” –Muharrem Ibraj – Dëshmitar
Edhe babai i Muharremit, Mus Ibraj i njohur si Mushk Jakupi dyshohet për krime lufte.
Në transkriptat e Tribunalit të Hagës janë të regjistruara bisedat – Muharrem Ibraj, në cilësinë e dëshmitarit dhe Millosheviqi në cilësinë e të akuzuarit për krime lufte.
“Zoti Ibraj, mbrëmë në televizionin e Beogradit pashë që ju keni deklaruar këtu se shteti në Kosovë arrestonte njerëz të përfshirë në politikë. A e keni thënë vërtet diçka të tillë?”, Slobodan Millosheqiq – I akuzuar për krime lufte.
“Unë kam thënë se shteti nuk ka arrestuar askënd për motive politike, por vetëm për mbajtje të paligjshme të armëve, për vrasje, për vjedhje e të tjera. Por kurrë nuk kam dëgjuar që shërbimet shtetërore të kenë arrestuar dikë për motive politike. Flamuri shqiptar është përdorur në Kosovë. Gjithashtu, gjuha shqipe është përdorur në shkolla deri në fund të luftës.” – Muharrem Ibraj – Dëshmitar.
Ibraj pretendon se djali i tij është vrarë nga UÇK-ja, dhe për të propaganduar këtë, ishte në koordinim të plotë me Millosheviqin.
“… unë ju lexova një pjesë nga deklarata. Do ta citoj:
‘Kur djali im Kujtim Ibraj u mor nga UÇK-ja, ai ishte së bashku me Isa Ibraj dhe një person me emrin Ram Ademaj. Ademaj u lirua një ditë më vonë, ndërsa djali im Kujtim dhe Isa Ibraj janë ende të zhdukur…. Kur e lexova këtë për ju, ju thatë se kjo ishte e pasaktë sepse Ram Ademaj në fakt ishte personi që rrëmbeu djalin tuaj. Ai nuk u rrëmbye së bashku me të, ai ishte ai që e rrëmbeu djalin tuaj. A është kjo ajo që thatë dje?” –Slobodan Millosheqiq – I akuzuar për krime lufte.
“Po, është e saktë. Ram Ademaj erdhi me 20 anëtarë të UÇK-së dhe ai arrestoi djalin tim dhe vëllanë tim, por ai vetë nuk u arrestua.”– Muharrem Ibraj – Dëshmitar.
Për ta mbrojtur Muharrem Ibrajn, Millosheviqi thotë se në fshat e qytet nuk kishte stacion ku njerëzit rriheshin dhe merreshin në pyetje e madje kinse banorët e Osek Hylës së Gjakovës e zgjodhën Shef të sigurimit lokal serb, e jo ish-kryetari i Gjakovës, Momqilo Stojanoviq./Rtv Dukagjini/