Dëshmia e një ushtari të armikut
18 janar 2024
| 15:16
Xhevdet Bajraj
Një anëtar i Çetës së Pirotit
që i takonte Sektorit 87
të Njësive Speciale të Policisë
i kishte prerë kokën një shqiptari të vdekur
pastaj
për ditë të tëra
e kishte zier në tenxhere
Nga ajo
i nxori
katër dhëmbë
prej ari
I çoi te argjendari
dhe i kërkoi t’ia bënte një unazë
që do të trashëgohej brez pas brezi
me inicialet e birit të tij
Ai nuk e dinte
se viktima i kishte inicialet e njëjta