Dëshmia tronditëse: Kanye West u tregonte punonjësve të tij foto të “nxehta” të Kim Kardashian
Pasi Adidas ndërpreu lidhjet me Kanye West për shkak të komenteve antisemitike, ish-punonjësit kanë pohuar se reperi u ka treguar imazhe eksplicite të ish-gruas Kim Kardashian si një “taktikë frikësimi”. Një ish punonjës pohoi se reperi i tregoi një foto të Kim gjatë një interviste pune në 2018.
“Gruaja ime sapo ma dërgoi këtë”, dyshohet se i tha reperi teksa kishte nxjerrë një foto “shumë zbuluese dhe personale” të Kardashian në telefonin e tij. Një tjetër ish punonjës tha se reperi i kishte treguar video eksplicite të Kardashian, e cila bëri kërkesë për divorc nga reperi në 2021.
Këto incidente u detajuan në një letër të hapur “E vërteta rreth Yeezy: Një thirrje për veprim për udhëheqjen e Adidas”, e cila u sigurua nga Rolling Stone. Në letër kërkohet që Adidas të adresojë “mjedisin toksik dhe kaotik të krijuar nga Kanye”, si dhe një “model të sëmurë të sjelljes abuzive ndaj grave”.
Ndërsa shfaqjet pornografike të Kanye tejkaluan shumë kufijtë e asaj që ishte e pranueshme, ish-punonjësit pretendojnë se ekipi i lartë ekzekutiv i Adidas-it e anashkaloi joprofesionalizmin e tij. Incidente të tjera të supozuara përfshinin që Ye duke luajtur video për të rritur në takime me justifikimin se i duheshin “në sfond për t’u përqendruar”.