Dëshmitari e gazetari serb e pranon se kur u intervistua në Hagë, aty ishte edhe një prokuror serb
Gazetari e dëshmitari 28 në rastin e krerëve të UÇK-së, Nebojsha Radosheviq, po vazhdon dëshminë e tij në Hagë.
Dëshmitari e ka pranuar një fakt të çuditshëm. Ai ka thënë se kur u mor në pyetje nga Zyra e Prokurorit të Specializuar aty ishte edhe një prokuror serb.
Nacionale sjell përgjigjen e tij:
Keohe: Kur keni dhënë intervistë në ZPS-së në vitin 2019 ju ishit i punësuar nga qeveria serbe dhe në fakt gjatë intervistës ka qenë i pranishëm edhe një prokuror i Serbisë?
Dëshmitari: Po, ka qenë i pranishëm një prokuror serb. Ata më thirrën për të dhënë dëshmi.
Keohe: A jeni gazetar që punoni për Kosovo Online?
Dëshmitari: Po.
Keohe: KosovoOnline financon nga Serbia?
Dëshmitari: Kështu thuani ju.
Keohe: A punoni për shumë media dhe punoni për qeverinë federale serbe?
Dëshmitari: Jam larguar nga KosovoOnline në vitin 2021.