Dëshmitari flet për takimin me Thaçin e Limajn: Avokati i tregon se gazetarët e ndaluar ishin të dyshuar për krime lufte

06 shtator 2023 | 19:47

Dëshmitari Frederick Abrahams sot përveç nga avokati i Kadri Veselit, është marrë në pyetje edhe nga avokati i Hashim Thaçit.

Ai ka folur për një takim me Hashim Thaçin e Fatmir Limajn kur kishte shkuar për t’i vizituar dy gazetarë të pretenduar serbë që ishin ndaluar.

Aty, avokati Gregory Keohe e njoftoi dëshmitarin se dy gazetarët ishin të dyshuar për krime lufte në Bosnje.

Dëshmitari deklaroi se nuk i ka ditur këto pretendime.

Ndërkaq, lidhur me takimin e tij dhe kolegut të tij me Thaçin dhe Famir Limaj, dëshmitari tha se nuk i kujtohet të ketë marrë shënime gjatë takimit por se e di që ka shkruar një përmbledhje të takimit për shefen e tij atë kohë.

Për këtë raport tha se e kishte kërkuar në arkivën e tij personale dhe të organizatës, i kishte shënuar edhe shefes së tij, por se sipas tij fatkeqësisht nuk e kishin gjetur.

‘‘Besoj se ka pas ngatërresë, mund të i mbante UÇK-ja të ndaluar dhe UÇK-ja s’mund të ndërhynte në proces civil, kishte kundërthënie’’, tha ai.

Gjithashtu Abrahams tha se gjatë luftës vështirësia e krijimit të mekanizmave gjyqësore është e konsiderueshme por se kjo nuk i zhvesh palët nga detyrimit për të respektuar të drejtat e burgosurve.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Vojvodinës (LSV), Nenad Çanak, ka…