Dëshmitari i 27-të fillon të dëshmojë në rastin e liderëve të UÇK-së
26 shtator 2023
| 13:18
Dëshmitari i 27-të në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në Gjykatën Speciale ka filluar dëshminë e tij.
Seanca është duke e vazhduar e mbyllur, ndërsa më parë edhe dëshmitari i 26-të e ka përfunduar dëshminë në sesion privat, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Dëshmitari 26-ti e kishte nisur dëshminë e tij dje, duke u përgjigjur në pyetjet e ZPS-së, mbrojtësit të viktimave dhe më pas edhe të ekipeve mbrojtëse.