Dëshmitari i 29-të në rastin e liderëve të UÇK-së kërkon pushim pasi thotë se nuk ndihet mirë
Në seancën e pasdites të se martës ka filluar dëshminë dëshmitari i prokurorisë, i 29-ti me radhe në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Ky dëshmitar (kodi i tij nuk është bërë i ditur) dëshminë e tij duhet ta jep nën masat mbrojtëse të identitetit dhe zërit.
Me të filluar pyetjet e prokurorit James Pace, dëshmitari ka kërkuar pushim, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Kërkoj pushim se nuk po ndihem mirë. Dua me u konsultu me një avokat se nuk po i kuptoj bash mirë”, ka thënë ai.
Paraprakisht, avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka thënë se mbrojtja e Veselit janë të shqetësuar me mënyrën e ofrimit te dëshmive nga ky dëshmitar.
Më pas seanca ka vazhduar e mbyllur, ku edhe ka përfunduar për sot duke qenë e mbyllur.