Dëshmitari i 35-të në Speciale dëshmon me masa mbrojtëse
09 nëntor 2023
| 15:12
Dëshmitari i 35-të në Gjykatën Speciale do të dëshmojë me masa mbrojtëse.
Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Christopher Bennett.
“Dëshmitari i dytë i sotëm është caktuar të dëshmojë me masa mbrojtëse. Prandaj, procedurat duhet të jenë kryesisht private. Prokuror është Lies van Welde”, ka thënë Bennett për AP.
Në Gjykatën Speciale, të enjten ka dëshmaur dëshmitari serb Dragan Ivaniseviç, i cili ishte pjesëtar i Ushtrisë së Serbisë në vitet 1998-1999.