Dëshmitari i pestë përfundon dëshminë në rastin e Salih Mustafës
03 nëntor 2021
| 11:25
Në Gjykatën Speciale në Hagë ka përfunduar dëshmia e dëshmitarit të pestë në rastin kundër Salih Mustafës.
Ai për dy ditë radhazi ka dëshmuar në Hagë lidhur me njësinë e “Skifterëve”, në Zllash dhe për Brigadën 153 të UÇK-së.
Gjykimi ndaj Mustafës do të vazhdojë më 10 nëntor nga ora 09:30. Në këtë seancë do të dëgjohet dëshmitari i gjashtë.