Dëshmitari i radhës ndaj Thaçit dhe të tjerëve, punëtor i Ministrisë së Brendshme të Serbisë
20 shkurt 2024
| 13:24
Dëshmitari i 46-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) në ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit., ka thënë se punon në Ministrinë e Brendshme të Serbisë.
Pas përfundimit të pyetjeve nga prokurori Niko Barling, dëshmitarin ka filluar ta marrë në pyetje avokati i Jakup Krasniqit, Aidan Ellis, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Dëshmitari tha se punon në Ministrinë e Brendshme të Serbisë dhe merret me emigrantë.
Ndërsa, kur u pyet se a është këshilluar nga punëdhënësi i tij lidhur me paraqitjen e tij me një emër tjetër gjatë procesit të dëshmisë, kjo gjë u mohua nga dëshmitari.