
Dëshmitari Naser Koqinaj: Gjatë luftës nuk kam dëgjuar për ndonjë person me nofkën “Ujku”
04 tetor 2023
| 00:37
Dëshmitari i tretë i mbrojtjes në gjykimin ndaj Pjetër Shalës, Naser Koqinaj, ka thënë se gjatë luftës nuk ka dëgjuar për ndonjë person me nofkën “Ujku”.
Këto komente, dëshmitari i bëri pas pyetjes së avokatit të palës mbrojtëse, Jean-Louis Gilissen lidhur me atë se a ka njohur ndonjë person me këtë nofkë gjatë kohës së luftës.
I pyetur se gjatë qëndrimit të tij në Fabrikën e Metalit në Kukës a ka dëgjuar për ndonjë person me emrin Pjetër Shala, (dëshmitari nuk është dëgjuar).