Dëshmitari në Gjykatën Speciale: Edhe fëmijëve që lindin në Kosovë ua vëmë emrin e Hashim Thaçit
Dëshmitari i radhës në rastin e liderëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Hagë, ka qenë Demush Krasniqi, ish-pjesëtar i policisë ushtarake në UÇK.
Ai gjatë dëshmisë së tij ka thënë se Hashim Thaçi është një figurë e madhe dhe se edhe fëmijëve që lindin në Kosovë ia lënë emrin e Thaçit.
Duke u përgjigjur në pyetjet e trupit gjykues, Demush Krasniqi ka thënë se janë krenarë me emrin e tij pasi Thaçi është personi që e ka shpallë pavarësinë e Kosovës.
“Nuk ka shqiptarë që nuk e di rolin e Hashim Thaçit pas luftës. Jemi krenarë me emrin e tij. Na e ka shpallë pavarësinë. Prej Rambujesë e këndej, tani dihet vepra e puna e Hashim Thaçin për popullin shqiptar të Kosovës. Bile, ne edhe fëmijët që lindin ia vëmë emrat e Hashim Thaçit në Kosovë”, ka thënë Demush Krasniqi.