Dëshmitari në rastin e Mustafës: S’kam pasur mundësi të shihja kush më ka rrahur
22 shtator 2021
| 13:33
Dëshmitari i parë në Gjykatën Specialen në rastin ndaj Salih Mustafës, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka thënë në një rast se nuk ka pasur mundësi të shihte se kush e ka rrahur.
“Nuk kam pasur mundësi të shihja kush më ka rrahur”, ka thënë ai kur është pyetur nga avokati i Mustafës për të përshkruar pretendimin e tij për rrahje.
Dëshmitari po ashtu ka thënë se gjatë rrahjes ka dëgjuar vetëm një herë një emër, të cilin e ka konsideruar të çuditshëm.
Kjo është dita e tretë që ky dëshmitar po dëshmon në rastin ndaj Mustafës.