Dëshmitari rrëfen për aksidentin në Gjilan
Një dëshmitar që ka qenë prezent kur ka ndodhur aksidenti tragjik në Gjilan që ka lënë një të vdekur dhe së paku 14 të lënduar ka rrëfyer se çfarë ka parë.
“Kam qenë ulur këtu afër dhe e kemi parë kamionin me shpejtësi të madhe, si vetëtima. Më pas e kam parë kur kamioni ka goditur veturat”.
“Ju kemi dhënë ndihmë të lënduarve, me aq sa kemi mundur”.
Ai ka thënë në Info Magazine të “Klan Kosovës” se nuk e kishte parë momentin kur kamioni ka goditur tashmë të ndjerin Qerim Çoçaj.
“Nuk e kam parë, por vetëm pas 10 minutave më kanë treguar se Qerim Çoçaj është i vdekur”.
Familjarët e të ndjerit Qerim Çoçaj që ka qenë pronar i disa furrave në këtë qytet, për shkak të gjendjes së rënduar emocionale nuk kanë pranuar të flasin para kamerës së “Klan Kosovës”.