Dëshmitari Stankoviq thotë se vëllai, kushëriri dhe xhaxhai i tij ishin të mobilizuar në ushtrinë serbe

06 qershor 2024 | 17:03

Dëshmitari Zoran Stankoviq gjatë dëshmisë së tij në Hagë ka pohuar se vëllai i tij, Igori, djali i xhaxhait, Dragani dhe xhaxhai i tij, Millorad Stankoviq kanë qenë të mobilizuar në ushtrinë serbe gjatë kohës së luftës.

Fillimisht dëshmitari është pyetur nga mbrojtja e Hashim Thaçit përmes avokates, Sophie Menegon se e dinte që vëlla i tij Igori ishte intervistuar nga një gjykatës hetues në Gjykatën e Beogradit dhe ai e ka pohuar një gjë të tillë.

Dëshmitari Stankoviq ka pohuar se ishte në dijeni që vëllai i tij ka qenë në uniformë.

Sipas Menegonit, gjatë seancës përgatitore me ZPS-në dëshmitari kishte pohuar se vëllai tjetër i tij, Dejani ishte marrë rezervistë gjatë kohës së luftës e gjë të cilën Zoran Stankoviq e ka pohuar.

Por, Menegoni ka thënë se nga informatat që ata kanë, kushëriri i dëshmitarit, Dragan Stankoviq kishte kryer shërbim ushtarak me 1991-ën dhe kishte punuar gjatë konfliktit në Kosovë (1998-99) si polic rezervist.

“Nuk ka punuar. Ishte thjesht rezervist ushtarak”, ka thënë dëshmitari duke shtuar se këtë shërbim si rezervist e ka kryer në qytet dhe kishte armë kur ishte në këtë pozitë.

Menegoni ka thënë se edhe për babain e Draganit, Milorad Stankoviq, ishte i mobilizuar dhe angazhuar në ushtri gjatë kohës së luftës.

“Ishte thjesht shofer dhe mbante tesha civile”, ka thënë dëshmitari duke mohuar se ka qenë rezervist i mobilizuar.

Menegoni ka thënë se sipas informatave që kanë, Dragani ka thënë që i ati i tij, Milloradi, ka qenë i mobilizuar.

“Po ka qenë i mobilizuar, por mbante tesha civile se ishte thjeshtë shofer”, ka thënë Zoran Stankoviq si përgjigje në pyetjet e Menegon.

Më pas, Menegoni ka thënë se pothuajse të gjithë anëtarët e familjes së dëshmitarit kanë qenë të mobilizuar në luftë gjatë konfliktit gjë e cila u kundërshtua nga prokurori Cezari Mihalçuk, i cili ka thënë se avokatja ka përmendur vetëm tre prej anëtarëve ndërsa familje mund t’i këtë pasur më shumë burra. Kundërshtimi i prokurorit u pranua.

Menegoni ka vazhduar duke e pyetur dëshmitarin se ai, kushëriri i tij dhe xhaxhai i tij a ishin të mobilizuar gjatë luftës si rezervist.

“Vëllezërit e mi po, por unë jo. Për tre muaj kisha kontratë me shkollën që të punoja pastrues sepse personat që më parë kryenin këto detyra ishin mobilizuar”, ka thënë dëshmitari.

Më tutje, Megenoni është fokusuar tek deklarata e dëshmitarit i cili kishte thënë se ia dogjën shtëpinë, por që nuk ishte i pranishëm vetë aty. Menegoni e ka pyetur dëshmitarin se a  ka pasur mundësi që shtëpia të digjet aksidentalisht. /Betimipërdrejtësi

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja U21 e Kosovës në futboll ka bërë një përparim…