Dëshmitari thotë se Drejtoria Politike e udhëhequr nga Thaçi nuk kishte të bënte me çështje ushtarake

04 korrik 2024 | 11:57

Dëshmitari Bislim Zyrapi, ka thënë se Drejtoria Politike merrej me aspekte ndërkombëtare dhe politike, ndërsa ajo ushtarake kishte të bënte vetëm me çështje ushtarake.

“Nuk është ndarë shtabi i përgjithshëm në dy grupe, por pjesa politike është ndarë të veprojë me aspektet ndërkombëtare dhe me ndërkombëtarët, si me vëzhguesit që ishin në Kosovës, si me OSBE-në, si me të gjithë të merrej kjo drejtori dhe ky grup i pjesës politike, kurse çështja ushtarake është çështje ushtarake dhe të merret me çështje ushtarake”, ka thënë Zyrapi, duke u përgjigjur në pyetjet e avokatit Luka Mishetiq.

Zyrapi ka theksuar se grupi politik merrej me negociata dhe nuk përfshihej në çështjet ushtarake, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë ka përsëritur qëndrimin kundër Planit Zhvillimor…