Dëshmitari thotë se ishte larguar nga Kosova për shkak të presionit nga paramilitarët serbë
Dëshmitari i gjashtë me radhë në gjykimin kundër Pjetër Shalës, i cili ka kodin 11, ka thënë ishte larguar nga Kosova për shkak të presionit nga paramilitarët serbë.
Këtë deklarim, dëshmitari e dhënë të martën në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, duke u përgjigjur në pyetjet e Zyrës së Prokurorit Special (ZPS).
“Kishim presion prej paramilitarëve serbë dhe u detyruam me ikë, për ta shpëtuar familjen”, ka thënë dëshmitari.
Ai paraprakisht ka thënë se nuk ka qenë anëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), por se para se të largohej për në Shqipëri, kishte qenë në Kosovë kur NATO-ja kishte filluar fushatën bombarduese.
“Po, kam qenë deri më 27 prill në Kosovë. Më 27 prill 1999 kam dalë me familje në Shqipëri”, ka thënë ai.
Pas kësaj, prokurori nga ZPS-së, Filippo De Minicis ka kërkuar që të kalohet në seancë private.